Usain Bolt nënshkruan me një ekip futbolli ! (Video)

Ka kohë që kampioni i botës në 100 dhe 200 metra, Usain Bolt, ka një dëshirë të flaktë për futbollin. Madje ai as nuk fsheh simpatinë e madhe që ka me skuadrën e Manchester United.
Mirëpo njeriu më i shpejtë në botë, dje ka postuar një video teaser në rrjetin e tij social në twitter, ku paralajmëron se ka nënshkruar më një skuadër futbolli dhe gjithçka do të kuptohet të martën më 27 shkurt.
Bolt tanimë 32 vjeçar, përveç atletikës e ka pasion të madh edhe futbollin dhe një muaj më parë ai kishte njoftuar se do të bënte prova me skuadrën gjermane të Borussia Dortmund.
Megjithatë ai gjithmonë është shprehur së e ka ëndërr të luajë me Manchester United, pasi është një tifoz i flaktë i “Djajve të Kuq”.
Do të presim e të shohim çfarë do të ndodh më 27 shkurt, nga paralajmërimi në video teaser. /Insporti.com
I've signed for a football team! Find out which one this Tuesday at 8am GMT ? pic.twitter.com/iFTlWxfy7x
— Usain St. Leo Bolt (@usainbolt) February 25, 2018