Usain Bolt realizon ëndrrën, do provohet si futbollist (Video & Foto)

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt është një adhurues i flaktë i futbollit, derisa skuadra e tij e zemrës është Manchester United.
Sprinteri nga Xhamajka, ka kohë që ka shprehur dëshirën ta sprovojë veten edhe ne futboll dhe duket se më në fund dëshira e tij do t’i plotësohet edhe pse jo tek skuadra e tij e zemrës.
Kampioni dhe rekordmeni Olimpik në 100, 200 dhe 400 metra, ka njoftuar se të premten do t’i nënshtrohet provës tek skuadra gjermane e Borussia Dortmund.
Përkundër që ëndrra e tij e madhe ka qenë të vesh fanellën e Manchester United, prapë se prapë ai shprehet shumë i lumtur që së paku do të testohet dhe to provohet nga një ekip tjetër i madh si Dortmund.
“Të premten do të filloj provën me Borussia Dortmund. Më pëlqen shumë të luaj si anësor i majtë dhe jam shumë i emocionuar. Shpresoj t’ia dal me sukses”, tha Bolt.
Përndryshe, së fundmi në Zvicër në një ndeshje më shumë miqësore e promocionale, e cila u organizua nga njëri prej sponsorëve të Manchester United, kompania e orëve “Hublot”, Usain Bolt ishte në mesin e lojtarëve si Diego Maradona, Patrick Kluivert, Roberto Carlos, David Trezeguet, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino etj. Bolt befasoi me talentin e tij edhe Jose Mourinhon, që ishte në rolin e trajnerit në këtë ndeshje promocionale.
Mourinho pas ndeshjes u shpreh se, vite më parë futbolli paska humbur një talent të madh nga atletika, duke aluduar në Usain Bolt. /Insporti.com
New Levels ????⚽️⚽️ pic.twitter.com/lXpL5zb5HF
— Usain St. Leo Bolt (@usainbolt) March 21, 2018
Left foot specialist ⚽️ pic.twitter.com/Y7xH7Xy3mB
— Usain St. Leo Bolt (@usainbolt) March 21, 2018