Usyk: Boksi më përgatiti për skenarë të tmerrshëm – sporti është gjëja e fundit që po mendoj

Boks 02 Mars 2022 10:20

Oleksandr Usyk është ikona e fundit e boksit ukrainas që lufton për vendin e tij.

Kampioni i botës në peshat e rënda njoftoi të hënën se do të marrë armët dhe do të shmangë pushtimin rus të Ukrainës.

“Është koha të bashkohemi!”, ka shkruar Usyk.

Usyk thotë se boksi e ka përgatitur atë për skenarë të tmerrshëm si ky.

Ai insiston se sporti është gjëja e fundit që po e mendon për momentin pasi është i vendosur, nëse është nevoja, ta japë edhe jetën për atdheun e tij.

Usyk ka postuar disa video në faqen e tij ditët e fundit duke bërë thirrje për ndalimin e luftës.

Në një video të veçantë, Usyk tha: “Do të doja të flisja me popullin e Rusisë. Nëse e konsiderojmë veten vëllezër, ortodoksë, mos i dërgoni fëmijët tuaj në vendin tonë, mos luftoni me ne. Këtë po ia drejtoj edhe presidentit, Vladimir Putin”.

Kampioni i WBA, WBO, IBF dhe IBO, Usyk (19-0, 13 KO) pritet të ndeshet me Anthony Joshua këtë vit.

/Insporti.com

-->