Uzuni: Anglia me kualitete të larta në çdo aspekt

Futboll 28 Mars 2021 20:13

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në “Air Albania” nga Kombëtarja e Anglisë me rezultat 0:2, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Insporti.com.

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ndjeu keqardhje për humbjen nga Anglia, teksa vlerësoi kundërshtarët pas ndeshjes.

“Mund të shënonim në fillim, por nuk ia dolëm. Kishim një kundërshtar mjaft të vështirë. Anglia ka kualitet të lartë si në sulm si në mbrojtje andaj është e vështirë ndaj tyre. Ndjej keqardhje për humbjen. Duhet të japim më të mirën tonë në vazhdim”, deklaroi për “Supersport” Uzuni, transmeton Insporti.com.

-->