Uzuni me ekip fiton derbin e Hungarisë dhe shpallet kampion

Futboll 20 Prill 2021 23:02

Ekipi i Ferencvaros, në radhët e të cilit militon edhe futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni, fitoi titullin e 32-të në histori, raporton Insporti.

Në derbin e Hungarisë, ndaj Ujpest, ekipi i Ferencvaros fitoi me shifrat 3-0 ndërsa Uzuni arriti që në këtë ndeshje t’i shënonte dy gola.

Image

Me këto dy gola, Uzuni u ngjit në vendin e 3-të të listës së golashënuesve në Hungari me 12 gola. /Insport.com

-->