Vaki kosovare, kaq trajnerë janë shkarkuar deri më tani

Superliga e Kosovës vit pas viti është duke u bërë më interesante.
Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, klubet kosovare janë munduar të rrisin nivelin e profesionalizmit në aspektin e organizimit dhe atë të futbollit.
Ky kampionat që po zhvillohet është një nga më të mirët në vitet e fundit, pasi gara për titull dhe mbijetesë është shumë tejet interesante.
Por, si zakonisht klubet e Superligës nuk i durojnë edhe aq shumë rezultatet e dobëta nga trajnerët e tyre.
Gjatë ditës së sotme është shkarkuar trajneri Sami Sermaxhaj nga KF Ballkani, me arsyetimin e rezultateve jo shumë të mira të arrituara nga ai.
Ballkani është duke luftuar për mbijetesë duke u renditur në pozitën e tetë me 32 pikë, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit.
Fatin e Sermaxhaj e kanë pasur dhe 13 homolog të tij gjatë këtij sezoni.
Deri më tani në IPKO Superligë të Kosovës janë shkarkuar 14 trajnerë nga klubet.
Insporti ju sjellë listën e plotë të trajnerëve të shkarkuar në këtë sezon.
Lista e plotë:
Bekim Shotani
Bylbyl Sokoli
Bekim Isufi
Sami Sermaxhaj
Sadat Pajaziti
Shpëtim Duro
Enis Nasufi
Xhengiz Rexhepi
Afrim Tovërlani
Gugash Magani
Sulejman Starova
Bedridin Gjinali
Gëzim Hasi
Vicenzo Alberto Annese