Vala Superliga kthehet në fundjavë, këta janë golashënuesit kryesorë

Futboll 16 Shkurt 2018 10:38

Këtë fundjavë ekipet e Vala Superligës fillojnë pjesën pranverore të sezonit. Ky duket të jetë një prej sezoneve më të ngushta dhe më të “nxehta” ndër vite për shkak se pas 18 xhirove, diferenca ndërmjet liderit të tabelës (Llapi 34 pikë) dhe vendit të nëntë që mbetet në barazh (Vëllanzimi 25 pikë) është vetëm 9 pikë.

Në këtë artikull ju prezatojmë golashënuesit më të mirë të pjesës vjeshtore të sezonit të rangut elit të futbollit kosovar.

Listës i prin Mirlind Daku i Llapit. Futbollisti shtatlartë 20 vjeçar, ka qenë në formë të shkëlqyeshme në pjesën e parë të sezonit dhe po ashtu ka shkëlqyer edhe me kombëtaren U21 të Kosovës.

Numër të njëjtë të golave me Dakun, gjithsej nëntë, ka edhe Genc Hamiti i Drenicës, i cili ka një ndeshje më shumë (18) sesa Daku (17), në pjesën e parë të sezonit.

Golashënuesit më të mirë të Vala Superligës

  1. Mirlind DAKU – KF Llapi 9 gola
  2. Genc HAMITI – KF Drenica 9
  3. Kastriot REXHA – KF Drita 8
  4. John Oto JOHN – KF Trepça’89 7
  5. Xhevdet SHABANI – KF Drita 7
  6. Mark MILICAJ – KF Feronikeli 7
  7. Artur MAGANI – KF Liria 7
  8. Florim BËRBATOVCI – KF Llapi 6
  9. Florent HASANI – KF Trepça’89 6
  10. Semir ZENELI – KF Vëllaznimi 5

-->