Valencia fiton ndaj Real Madridit në “Mestalla”

Futboll 03 Prill 2019 23:36

Real Madrid është mundur 2:1 nga Valencia në Mestalla. Kjo ishte humbja e nëntë e Los Blancos në kampionat, e para e Zidane që pas rikthimit.

Megjithëse miqtë dominuan në mbajtjen e topit, vendasit ishin më të saktë përpara portës.

Ishte Guedes ai që  golin e avantazhit për spanjollët në minutën e 35 të takimit.

Pas pushimit,  reagimi i Los Blancos nuk erdhi dhe në minutën e 83’ Valencia shënoi golin e nokautit me ish-madrilenin Garay.

Në fund Real shënoi golin e nderit me Karim Benzema.

Gjithsesi kjo është një humbje që nuk rrezikon kualifikimin në Champions League për Real pasi distanca me vendin e katërt është shumë e madhe.

Ndërsa Valencia i afrohet Getafe-s dhe do të luftojë deri në fund për një vend mes katër më të mirëve.