Valencia-Krasnodar: Ky gol meriton të shikohet më shumë se një herë

Futboll 14 Mars 2019 21:22

Valencia siguroi kualifikim dramatik në çerek-finale të Europa Leagues në kohën shtesë kundër Krasnodarit.

U duk se spanjollët do të pësonin një eleminim të befasishëm nga kompeticioni, kur Krasnodar kaloi në epërsi si nikoqir në minutën e 85-të me anë të Magomed-Shapi Suleymanov, transmeton Insporti.

Nëse do të sigurohej çerek-finalja, Suleymanov padyshim se do të shpallej heroi i natës për rusët.


19-vjeçari shënoi një prej golave më të bukur që kemi parë kohët e fundit, duke qëlluar rrjetën nga një pozitë shumë e vështirë shënimi.

Shikoni videon e mëposhtme.

Fatkeqësisht për të, Valencia shënoi golin e kualifikimit në kohën shtesë me anë të Goncalo Guedes, duke vazhduar tutje me rezultat të përgjithshëm prej 3-2. /Insporti.com/