Valencia – Real Madrid, kjo është befasia që tifozët bënë për Ronaldon

Futboll 09 Janar 2020 08:21

Real Madrid ka siguruar finalen e Superkupës së Spanjës, duke e mposhtur 3:1 Valencian.

Superkupa e Spanjës këtë vit zhvillohet me një sistem të veçantë, ku janë të përfshira katër skuadra, ku do të zhvillohen dy ndeshje gjysmëfinale, dhe pastaj finalja.

E gjitha kjo po organizohet në Arabinë Saudite.

Tifozët në Arabinë Saudite kanë ende të freskta kujtimet për Cristiano Ronaldon, duke e hapur një transparent për portugezin.

“C. Ronaldo, ne nuk i harrojmë 450 golat në 138 ndeshje… Ju jeni i papërsëritshëm”, shkruhej në mesazhin e tifozëve të Real Madridit.

-->