Valentino Rossi u shit apo jo?!

Motosport 16 Shkurt 2018 18:57

Valentino Rossi është një nga fytyrat më të famshme në garat e motoçikletave, dhe këtë javë ishte i zënë duke festuar ditëlindjen e tij në Tajlandë pas testeve të para – para se të filloj sezoni i ri.

Ai mezi pret të kthehet këtë sezon sepse vitin e kaluar ishte jashtë garës.

Mirëpo para se të festoj ditëlindjen, Rossi ka testuar motoçikletën e tij Yamaha duke u munduar që ta konfiguroj atë para se të filloj gara e parë në Qatar më 18 Mars.


Rossi ka bërë 38 vjet dhe nuk e ka ndërmend të ndalet apo të pensionohet nga garat e MotoGP-së. Ai tregoi muajin e kaluar, se është i motivuar të vazhdoj tutje dhe së përvoja që ai ka është shumë e rëndësishme.

“Fizikisht, është normal më vështirë, mirëpo kondicioni fizik nuk është më i rëndësishmi” ka shtuar Valentino Rossi.

Shefi i Yahamas Jarvis beson se Rossi do të nënshkruaj kontratë të re.

“Ju siguroj që për momentin asgjë nuk është arritur mirëpo nuk do të shkoj gjatë dhe Rossi do të nënshkruaj me Yamahan dhe presim që ai të kthehet në pistë për ne” ka thënë Jarvis.

“Nuk është e sigurt nëse ai do të nënshkruaj kontratë 1 vjeçare apo 2 vjeçare.

“Ne jemi së bashku gati tërë kohën dhe për të është e rëndësishme që së pari të përfundoj me sukses testet” ka shtuar Jarvis

Gara e parë në MotoGP fillon në pistën e Qatarit më 18 Mars.

-->