Valmir Veliu më i shpejtë se Messi e Ronaldo

Kombëtarja 14 Janar 2020 13:21

Futbollisti i Kosovës, Valmir Veliu vendosi një rekord në sfidën miqësore ndaj Suedisë. 19-vjeçari i cili është pjesë e Llapit, arriti shpejtësinë maksimale prej (34.1 km/h), duke i lënë “targën” Cristiano Ronaldos, Lionel Messit dhe shumë futbollistëve të tjerë në Evropë.

Sipas një studimi në Meksikë, i pranuar zyrtarisht nga FIFA, është bërë renditja zyrtare e 10 futbollistëve më të shpejtë në botë, mes tyre edhe shqiptari i Kosovës, Veliu. 19-vjeçari renditet në vendin e 4-t, pas Gareth Bale, Jurgen Dam të Paçukës dhe Antonio Valencias, transmeton Panorama.

RENDITJA:
Gareth Bejl (36.9 km/h)
Jurgen Dam (35.23 km/h)
Antonio Valencia (35.1 km/h)
Valmir Valiu (34.1 km/h)
Aron Lenon (33.8 km/h)
Kristiano Ronaldo (33.6 km/h)
Teo Uollkot (32.7 km/h)
Lionel Mesi (32.5 km/h)

-->