Valon Berisha bashkëlojtar i Arbër Zenelit – ky është lajmi i fundit

Futboll 09 Korrik 2020 22:57

Ylli i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, që aktualisht është pjesë e skuadrës së Lazio, pritet të kalojë në Ligue 1.

Sipas raportimeve të prestigjiozes franceze ‘L’Equipe’, Berisha pritet t’i bashkohet Reims, transmeton lajmi.net.

Ky transferim pritet të kompletohet për rreth 5 milionë euro, sa thuhet të jetë vlera e kartonit të kosovarit.

Marrëveshja thuhet se do të mbyllet gjatë javës.

Kujtojmë se te skuadra e Reims aktivizohet edhe kosovari tjetër, Arbër Zeneli.

-->