Valon Berisha ka këtë motivim për Kosovën para ndeshjes

Kombëtarja 10 Tetor 2019 13:50

Valon Berisha është mjaft entuziast para ndeshjeve të tetorit.

Ylli kosovar e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe me një shkrim domethënës: “Një ekip, një objektiv – Kosova”

“Dardanët” do të përballen sot me Gjibraltarin në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00.

Ndërkaq, Verdhekaltrit e luajnë ndeshjen tjetër të hënën që vjen, më 14 tetor ndaj Malit të Zi, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Valon Berisha e ka postuar një fotografi në rrjetin social, Instagram, respektivisht në Instastory, ku shihet me pjesën tjetër të ekipit.

Kësaj fotoje, ai ia ka përcjellë një shkrim mjaft domethënës: “Një ekip, një objektiv – Kosova”.

Berisha ishte rikthyer në ndeshjet e shtatorit pas lëndimit të rëndë që e la jashtë fushave të blerta disa muaj.

Ai asistoi në ndeshje me Republikën Çeke, ndërsa shënoi dy gola kundër Anglisë muajin e kaluar.