Valon Berisha nga minuta e parë ndaj Borussia Dortmundit

Futboll 13 Qershor 2020 14:41

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës në mes të Fortuna Dusseldorfit dhe Borussia Dortmundit, transmeton Insporti.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 30-të në Bundesligën gjermane.

Mesfushori kosovar, Valon Berisha e nis sfidën nga minuta e parë.

Dortmundi ndërkohë vjen nga një fitore e ngushtë 1-0 ndaj Herthes dhe synon ta ruaj hapin me Leipzig për vendin e dytë.

Jadon Sancho, emri i të cilit është duke u lakuar shumë me një kalim të mundshëm në Premier Ligë e nis takimin si titullar. /Insporti.com/

Image
Image

-->