Valon Berisha pritet të shkaktojë “tërmet” me këtë veprim

Kombëtarja 23 Gusht 2019 21:30

Valon Berisha ka bërë një set fotografish për faqen zyrtare të Lazios, ku ka prezantuar fanellat e reja të skuadrës italian.

Berisha gjatë prezantimit të fanellave ka zgjedhur të fotografohet në një moment duke e bërë shqiponjën me duar.

Ky veprim nuk do t’u pëlqejë aspak medieve serbe, të cilat janë duke i përcjellë me ”llupë” çdo veprim të sportistëve shqiptarë për t’u ankuar më pas, por duket se ankesat e tyre tashmë nuk po zënë vend dhe shqiptarët vazhdojnë me krenari ta dëshmojnë prejardhjen e tyre.

Të kujtojmë se Berisha nuk pati një periudhë jo të mirë tek Lazio pasi u përballë me lëndime të shpeshta, por këtë herë duket i gatshëm për në fillim të mbarë në kampionatin italian.