Valon Berisha titullar në ndeshjen e parë të tij për Fortuna Dusseldorf
Futboll
01 Shkurt 2020
14:36

Valon Berisha para dy ditësh u prezantua si futbollist i Fortuna Dusseldorf, sot ai do të jetë nga minuta e parë, raporton Insporti.com.
Berisha u transferua në klubin gjerman në formë të huazimit nga Lazio.
Reprezentuesi i Kosovës bëri vetëm tetë paraqitje për lacianët dhe me transferimin e tij në Bundesligë, ka shansin të tregojë kualitetet e tij.
26-vjeçari do të qëndrojë i huazuar në Esprit Arena deri në fund të këtij sezoni, por klubi gjerman ka opsionin për ta blerë përfundimisht kosovarin.
Fortunda Dusseldorf është në vendin e fundit me 15 pikë duke rrezikuar mbijetesën në Bundesligë. /Insporti.com/