Valon Berisha vlerësohet me notën 7.1

Futboll 14 Janar 2020 19:57

Valon Berisha pas një kohe të gjatë ka kompletuar një ndeshje nga minuta e parë deri në të fundit për Lazion, shkruan Insporti.com.

Berisha ishte titullar në ndeshjen që Lazio e fitoi kundër Cremenesse me rezultat 4:0, në kuadër të Kupës së Italisë në rundin e 16-të.

Sipas “Sofascore” reprezentuesi i Kosovës është vlerësuar me notën 7.1.

 

Kjo ishte një paraqitje shumë e mirë e mesfushorit 27 vjeçar, i cili ka hasur në probleme të shumta me klubin italian, për shkak të lëndimeve.

Futbollisti i ndeshjes është zgjedhur Jonny me notën 9.0. /Insporti.com/

 

 

-->