Valon Bunjaku, MVP i Javës 13

Basketboll 08 Janar 2021 12:19

Xhiroja e 13-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll ka dhuruar disa duele mjaft interesante.

Takimin kryesor e ka fituar Golden Eagle Ylli, që ka mundur Pejën me rezultat 89:73.

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe Yllit, Valon Bunjaku shënoi 22 pikë në këtë ndeshje, derisa ndihmoi skuadrën edhe me pesë kërcime, katër asistime, me një indeks prej 24.

Kjo nuk është hera e parë që Bunjaku zgjedhet MVP, derisa ka qenë njëri nga lojtarët më të dalluar të therandasve në këtë edicion, por edhe në atë të kaluar.

Ndërkohë, top-5 lojtarët me indeksin më të lartë në xhiron e 13-të ishin Julian Hamati (28) i Bashkimit, Cody John (26) i Golden Eagle Yllit, Cendrik Council (25) i Vëllaznimit, Daniel Lekndreaj (25) i Sigal Prishtinës dhe Valon Bunjaku (24) i Golden Eagle Yllit. /Insporti/

-->