Valon Syla ka një pyetje për FFK-në: Pse s’po jep askush përgjegjësi për dështimin e Kosovës në Euro2020

Futboll 13 Qershor 2021 20:30

Gazetari Valon Syla, ka kritikuar Federatën e Kosovës të Futbollit, pasi sipas tij askush nuk ka dhënë përgjegjësi për dështimin e Kosovës për të u kualifikuar në Europianin 2020.

Syla përmes një postimi në Facebook, ka shprehur revoltën e tij ndaj FFK’së, i cili ka pyetur së përse Kosova nuk është në Euro2020.

Gjithashtu Syla ka theksuar faktin se përkundër dështimit të Kosovës nuk ka dhënë askush përgjegjësi, ndërsa  vazhdohet me trajnerin e njëjtë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

“Tani derisa po luhet ndeshja Austri-Maqedoni e Veriut, pytja më normale do të duhej të ishte;
Pse Kosova nuk është në Euro 2020? A do të duhej ndokush të kërkonte llogari apo të jepte përgjegjësi?
Pse po vazhdohet me udhëhqjen dhe me trajnerin e njëjtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë?”, ka pyetur Syla.

Tutje Syla ka thënë se sekretari i FFK’së është duke u kërcënuar nga kryetari i FFK’së, Agim Ademi, dhe mund të shkarkohet ditëve në vijim.

POSTIMI I SYLËS:

-->