Valverde “bombardon” Barcelonën me këtë deklaratë

Futboll 13 Shkurt 2020 20:25

Ernesto Valverde muajin e kaluar ishte shkarkuar nga Barcelona, pas një serie jo të mirë të rezultateve.

Tani, si një njeri pa klub, Valverde ka dëshpëruar paksa katalunasit duke thënë se e sheh Madridin e Zinedine Zidane si ekipin më favorit për ta fituar La Ligën.

“Favoriti juaj për ta fituar La Ligën? Real Madridi është shumë i fortë dhe shumë i fokusuar në La Ligën”, u shpreh Ernesto.

Pas 23 xhirove, Reali prin me 52 pikë, tri më shumë se Barça në vendin e dytë, që ka grumbulluar 49.

-->