Valverde, Coutinhos: “Nëse një lojtar nuk është i lumtur, duhet të luftojë”

Futboll 11 Janar 2019 08:46

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, i ka dërguar mesazh Philippe Coutinhos që nëse do vendin e titullarit, duhet të luftojë.

Coutinho realizoi golin e vetëm mbrëmë për Barcelonën në humbjen 2-1 nga Levante.

Brazili ishte pjesë e rrotacioneve të shumta të Valverdes, që pushoi shumicën e lojtarëve startues – i tillë tani për tani nuk llogaritet ish-mesfushori i Liverpoolit.

Coutinho nuk është titullar në një ndeshje që nga 2 dhjetori i vitit që lamë pas dhe për të ndodhë kjo, Valverde ka thënë se “ai duhet të luftojë”.

“Kur Dembele nuk luante, të gjithë më pyesnin mua”, tha Valverde pas humbjes nga Levante.

“Tani Dembele po luan dhe Coutinho jo, dhe e njëjta gjë po ndodhë. Kur nuk luan nuk je i lumtur, duhet të luftosh për ta ndryshuar situatën”.

“Coutinho është një lojtar i shkëlqyer që ka dhënë shumë për ne dhe do të vazhdojë kështu. Do e them të njëjtën për Dembelen”, shtoi mes tjerash ai.

26-vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje këtë edicion më Barcelonën në të gjitha garat, shumica i ardhur nga stoli – teksa ka realizuar 5 gola. /Insporti.com/