Valverde drejt shkarkimit, drejtuesit e Barçës mendojnë për një italian

Futboll 27 Maj 2019 20:06

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, por edhe humbja në finalen e Kupës së Mbretit përballë Valencias, kanë ‘lëkundur’ seriozisht karrigen e trajnerit Ernesto Valverde te Barcelona.

Së fundmi mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e klubit katalan po mendojnë seriozisht për Massimiliano Allegrin, i cili vetëm dje mbylli eksperiencën e tij 5-vjeçare me Juventusin, ku fitoi po kaq tituj kampionë.

Allegri është trajner i lirë dhe një nga emrat më të vlerësuar në futbollin evropian, por para se të nisin kontaktet me teknikut, drejtuesit e Barçës duhet të marrin fillimisht miratimin e emrave të mëdhenj në klub, si Lionel Messi.