Valverde flet për rezultatin dhe golin e Messit

Futboll 20 Shkurt 2018 22:48

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde, duke folur para gazetarëve pas takimit të Chleseat me Barcleonën, pohoi se “goli është shënuar në kohën kur kemi qenë duke luajtur më mirë. Ky është një rezultat i mirë oste dhe ekipi më ka pëlqyer shumë. Kemi qenë në gjende që ti imponojmë lojna kundërshtarit”.

Valverde po ashtu tha “është dashur të jemi të kujdesshëm që të mund të përfundojmë aksionet tona, por të mos lëmë shumë hapësirë prapa”. Ai iu përgjigj edhe pyetjeve që kishin të bëjnë me Dembelen, duke pohuar se ai “ka qenë i lënduar për një kohë shumë të gjatë dhe ne si trajnerë duhet të punojmë me atë gjëra që i njohim dhe i dimë më së miri”, që la të nënkuptohet se forma e Dembeles vazhdon të mos jetë në niveli ne kërkuar.

-->