Valverde komenton përballjen me Napolin – tregon se nga kush duhet të kenë kujdes

Kundërshtari i Barcelonës në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve është klubi italian Napoli, shkruan Insporti.com.
Pas hedhjes së shortit, ka reaguar edhe trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde duke e cilësuar Napoli si një klub me eksperiencë të madhe në garat evropiane. “Ne e njohim mjaftë mirë Napolin dhe e dimë se është një skuadër mjaftë e rrezikshme. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm në lojën tonë dhe të jemi të kujdesshëm ndaj një skuadre me disa ndryshime”.
Valverde ka komentuar edhe futbollistët e klubit italian duke thënë se Insigne dhe Mertens janë shumë të rrezikshëm.
“Ata kanë lojtarë të rrezikshëm si Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens, duhet të planifikojmë gjërat që nga ky moment”, ka përfunduar Valverde.
Përballjen e ka komentuar edhe trajneri i ri i Napolit, Genaro Gattuso i cila ka deklaruar se do të jetë një sfidë e madhe ndaj Barcelonës.
Ndeshjet e para do të luhen në muajin shkurt ku janë datat, 18, 19, 25 dhe 26 shkurt.
Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të luhen një muaj më vonë, më saktësisht më 10, 11, 17 dhe 18 mars.