Valverde shkruan letër të hapur pas largimit nga Barcelona

Futboll 14 Janar 2020 13:36

Ernesto Valverde, ish-trajneri i Barcelonës, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit katalanas ka shprehur falënderimin dhe ka uruar skuadrën për objektiva të ardhshëm. Aventura e tij në bankinën e gjigantit evropian pas 2 sezonesh e gjysmë ka përfunduar.

“Të dashur cule (tifozë), aventura ime si trajner i Barcelonës ka mbërritur në fund. Kanë qenë dy sezone e gjysmë intensivë dhe të mbushur me gjëra që prej fillimit. Në këtë periudhë kam përjetuar momente të bukura duke festuar fitore dhe tituj, por edhe momente të vështira”.

“Por, sidomos dua të nënvizoj eksperiencën e përjetuar dhe dashurinë që kam marrë nga tifozët gjatë kësaj periudhe. Dua të falënderoj presidentin Bartomeu dhe drejtuesit për mundësinë që më kanë dhënë për të stërvitur këtë skuadër dhe besimin e tyre në këtë periudhë kohe. Dua të falënderoj edhe për mbështetjen e njerëzve që nuk më ka munguar në këto dy vite e gjysmë, sidomos ata që kanë punuar në skuadër dhe përreth saj duke ndarë momentet në Ciudad Deportiva”.

“Dua të falënderoj gjithashtu edhe futbollistët për punën dhe mundimin që na kanë lejuar të fitojmë katër trofe bashkë. Duke nisur nga tani, ju uroj më të mirën, ashtu si trajnerit të ri i uroj fat, Quique Setien. Një përqafim për të gjithë. Visca el Barca! Visca Catalunya”.

-->