Valverde tregon tre emrat e Chelseat të cilëve Barcelona duhet t’iu frikësohet

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur para gazetarëve në Londër, ku Barcelona do të ndeshet me Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Tekniku i spanjollëve ka folur në konferencën për shtyp para takimit të vlefshëm për 1/8 të finales që do të luhet në Stamford Bridge.
Valverde para ndeshjes tha se fitorja do të jetë e rëndësishme për shumë arsye, dhe se skuadra e tij është e gatshme të luajë.
“Ne ndiejmë presion, është një ndeshje ndryshe. Nëse gjejnë vendet e duhura ku mund të luajnë, mund të na shkaktojnë probleme. Conte është një prej menaxherëve më të mirë në botë”, tha Valverde.
Ai më tej shtoi se Dembele është i gatshëm të luajë, dhe tregoi se cilët janë futbollistët më të rrezikshëm të Chelseat sipas tij.
“Nuk është kurrë momenti i mirë për t’u përballur me Chelsean. Ata nuk e filluan mirë këtë vit, por kanë bërë mirë në ndeshjet e fundit. Kanë lojtarë si Hazard, Morata e Pedro, të cilët mund të bëjnë dallimin”, shtoi Valverde.
“Messi? Ai ka qenë i pafat në karrierën e tij ndaj Chelseat, por kjo i përket së shkuarës. Çdokush e di sa e rëndësishme është ndeshja e nesërme”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Insporti.com