Valverde u kritikua për ndërhyrje të ashpër, por ja çfarë i thotë e dashura (FOTO)

Futboll 14 Janar 2020 12:39

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, përfundoi në qendër të vëmendjes për shkak të ndërhyrjes së bërë në finalen e Superkupës së Spanjës, ndaj Atletikos, ku “Los Blancos” triumfuan të dielën me 11-metërsha.

Në minutat finale të shtesës, 21-vjeçari uruguaian pengoi qëllimisht Alvaro Moratan, teksa ky i fundit i drejtohej i vetëm portës së Realit. Valverde u ndëshkua me karton të kuq, por veprimi i tij rezultoi përcaktues në suksesin e Realit.

Të shumtë ishin ata që e konsideruan antisportiv gjestin e mesfushorit, ndërsa e dashura e tij, gazetarja Mina Bonino, ka mendim krejtësisht të kundërt. “Tregove zemër dhe bo…! Urime Fede, jemi kampionë”, shkruan ndër të tjera Bonino në profilin e saj në “Instagram”.

-->