Valverde:Duhet t’ia kemi frikën Unitedit!

Futboll 15 Prill 2019 18:02

Nesër mbrëma zhvillohet ndeshja e kthimit çerekfinale në mes Barcelonës dhe Manchester United në “Camp Now”.

Në një konferencë të mbajtur për media,trajneri i katalunasve Ernesto Valverde dhe gardiani i portës Ter Stegen folën rreth ballaqafimit ndaj anglezëve të martën e 16 prillit.

Valverde e cilësoi si të rrezikshme Unitedin, skuadër të cilës duhet t’ia kenë frikën:

“Ajo që unë kam frikë më shumë nga Manchester United është shpirti i tyre, historia që ata kanë, çfarë ata kanë bërë, çfarë ata janë dhe çfarë janë të aftë të bëjnë në fushë, ata janë të rrezikshëm.” përfundoi ai.

Në anën tjetër gjermani Ter Stegen i pati disa fjalë për De Gean:

 

“Ai është një nga portierët më të mirë në botë, për tashmë disa vite me radhë.

Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne të dy, por që të dy synojmë një ‘clean-sheet’.” e mbylli gjermani.

 

Kujtojmë që çerekfinalja e parë e luajtur në “Old Trafford” përfundoi me fitoren e spanjollëve minimalisht 1:0 fal autogolit të Luke Shaë.

Ndeshja vendimtare luhet të martën mbrëma me fillim nga ora 21:00./insporti