Van Dijk turpërohet me një driblim brilant nga Jovetic

Futboll 30 Korrik 2021 11:24

Virgil Van Dijk u kthye pas nenet muajsh në fushën e lojës në miqësoren para-sezonale të Liverpoolit kundër Hertha Berlin të enjten mbrëma, por rikthimi i tij ishte për t’u harruar.

Liverpooli u mposht me rezultat të ngushtë 4-3 në miqësoren ndaj Hertha Berlinit, në një ndeshja ku trajnerët provuan të gjithë lojtarët.

Ky takim ishte ideal edhe për kapitenin e Reds, Van Dijk, i cili u riktheu në fushën e lojës pas plot nëntë muajve, pasi kishte operuar ligamentin ACL pas dëmtimit ndaj Evertonit.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë për mbrojtësin holandez, i cili nuk kishte freskinë e duhur dhe u turpërua në një rast.

Ishte ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Interit, Stevan Jovetic, i cili e turpëroi duke e rrezuar me një driblim Van Dijkun dhe duke shënuar golin e katërt për skuadrën gjermane.

Pas këtij turpërimi nuk kishin si të mungonin reagimet e mëdha në rrjetet sociale për rikthimin e Van Dijk në fushë.

Përderisa disa tifozë po talleshin me gabimin e holandezit, tifozët e Liverpool ishin të shpejtë për të mbrojtur lojtarin i cili nuk kishte luajtur për shumë kohë që nga dëmtimi i tij, transmeton telegrafi.

Van Dijk ka edhe tre ndeshje të tjera për t’u përshtatur përpara ndeshjes së parë të sezonit të Liverpoolit në Ligën Premier kundër Norëich të shtunën më 14 gusht.

-->