Van Dijku arrin në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ – bën “horë” Ronaldon

Futboll 02 Dhjetor 2019 20:00

Virgil van Dijk nuk e ka kursyer aspak Cristiano Ronaldon, duke u ‘tallur’ me të para ceremonisë së çmimit Ballon d’Or.

Van Dijk ka mbërritur në ceremoninë e Topit të Artë pak minuta më parë, ku edhe ka dhënë disa komente.

Holandezi ndër të tjerash është pyetur edhe për mungesën e Cristiano Ronaldo, të cilin nuk e kurseu aspak.

“Ronaldo nuk do të jetë këtu sonte, kështu që keni një rival më pak” tha gazetari për Van Dijk.

“A ishte ai vërtetë rival atëherë (meqë mungon)” ishte përgjigja ironizuese e Van Dijkut.

Lionel Messi dhe Virgil van Dijk janë dy favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë këtë vit.

-->