Van Dijku vjen me deklaratë ‘epike’ – ja çka thotë për Messin që e fitoi Topin e Artë

Futboll 02 Dhjetor 2019 21:54

Leo Messi ka fituar Topin e Artë në ceremoninë e France Football të mbajtur në Paris.

Çmimi që dhurohet nga revista franceze u fitua nga Messi për herë të gjashtë në karrierë, shkruan Insporti

Ky njëherit është rekord i argjentinasit, që ka lënë prapa Ronaldon me 5 Topa të Artë.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ishte i dyti në listë, menjëherë prapa Messit, kurse Ronaldo u radhit i treti.

Van Dijku, që para ceremonisë u tall me Ronaldon [“a është rival?”], e ka njohur madhështinë e Messit.

“Pata një sezon të mrekullueshëm, por nganjëherë keni përballë lojtarë si ai [Messi], që janë pak jo të natyrshëm. Gjashtë Topa të Artë, duhet ta respektoni madhështinë”, ka thënë Van Dijku gjatë ceremonisë. /Insporti.com/

-->