Van Persie flet për Topin e Artë, përjashton dyshen Messi – Ronaldo

Futboll 09 Korrik 2020 15:24

Dominimi i Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos po përfundon. Flasim për “Topin e Artë”, çmim të cilin e kanë fituar 11 herë në vitet e fundit (gjashtë herë ‘pleshti’ dhe pesë herë CR7).

Robin Van Persie është i bindur se sivjet do të kemi një fitues të ri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i njohur holandez zgjedh tre të preferuarit e tij, duke vendosur Robert Lewandowskin në krye si fituesin e ardhshëm.

Polaku i Bayern Munchen po luan një nga sezonet më të mira të karrierës dhe ka shënuar 51 gola në total.

Më pas renditen Kevin De Bruyne i Manchester City dhe Sadio Mane i Liverpool, të cilët kompletojnë podin e tre më të mirëve të vitit 2020.

Të dy kanë zhvilluar një sezon fantastik dhe janë ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrave të tyre.

-->