Vanessa Bryant i gëzohet titullit të Lakers dhe jep mesazhin prekës

Basketboll 13 Tetor 2020 09:55

Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, nuk ka munguar të komentojë triumn e skuadrës së Lakers, që 24 orë më parë u shpall kampione e NBA-së për sezonin 2019-2020.

“Përgëzime Lakers. Kobe kishte të drejtë: Mbani këtë ritëm dhe mos dëgjoni zërat. Urime Rob Pelinka. Do të dëshiroja shumë që Kobe dhe Gianna të ishin këtu dhe të shihnin këtë triumf”, shkruan në Instagram, Vanessa Bryant.

Kobe dhe vajza e tij Gianna u ndanë nga jeta në janar të këtij viti, pas një aksidenti me helicopter. Skuadra e Lakers nuk shpallej kampione e NBA-së prej 10 vitesh dhe asokohe lider në fushë ishte pikërisht Kobe Bryant. Të gjithë lojtarët dhe klubi i Lakers ia dedikoi pikërisht lojtarit të ndarë nga jeta këtë vit titullin e sapotuar.

Image
Image

-->