VAR-i sërish bëhet protagonist në Premierligë, milimetrat ia anulojnë golin Wolvesit

Futboll 29 Dhjetor 2019 18:24

Wolverhampton Wanderersit i është anuluar goli i barazimit të cilët e realizuan në “Anfield”.

Pedro Neto shënoi krejt në fund të pjesës së parë për ta barazuar rezultatin në 1:1 për Wolvesin, raporton Insporti

Por, pas rishikimit me VAR goli u anulua për pozitë jashtë loje, vendim ky që shkaktoi reagime të shumta.

Kujtojmë se mbrëmë VAR-i ngjashëm e anuloi një gol, në sfidën Norwich City – Tottenham. /Insporti.com/

-->