VAR ia anulon golin Vedat Muriqit (VIDEO)

Futboll 24 Gusht 2019 22:05

Vedat Muriqi do të kishte shënuar në ndeshjen e dytë radhazi për Fenerbahçen po të mos ishte teknologjia VAR për t’ia anuluar golin.

Reprezentuesi kosovar shënoi në minutën e 43-të, por goli iu anulua për shkak se bashkëlojtari që e kishte asistuar Muriqin kishte qenë në pozicion jashtë loje.

Muriqi shënoi në debutim javën e kaluar një gol të bukur.