Varane flet për Messin

Futboll 17 Janar 2020 08:12

Një nga lojtarët kyç të formacionit të parë te Real Madridi padyshim që është Raphael Varane.

Varane i cili u transferua tek mbretërit nga Lens në vitin 2011, ka folur në lidhje me Leo Messin.

Sipas tij, duhen më shumë se një lojtar për ta mbajtur nën kontroll argjentinasin.

“Ju nuk mund të mbroheni siç bëni me të tjerët dhe kjo kërkon punë në ekip. Ju nuk mund ta lini atë vet. Të jesh mbrojtës i Real Madrid do të thotë të jesh në gjendje të bësh shumë pak gabime. Kemi 50 metra fushë pas nesh”.

Varane me Realin ka fituar katër Liga të Kampionëve dhe dy tituj të La Ligas.

-->