Vardari fitues i Ligës së Kampionëve në hendboll

Champions League 02 Qershor 2019 20:08

Vardari e ka fituar Ligën e Kampionëve në hendboll. Në finale, Vardari i Maqedonisë së Veriut e ka mundur Telekom Veszpremin e Hungarisë me rezultat përfundimtar 27:24.

Edhe në pjesën e parë Vardari ka qenë në epërsi. Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 16:11 për Vardarin.

Veszpremi e siguroi vendin e dytë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Barça Lassa në vendin e tretë.

Barca Lassa ka mundur Vive Kielce, me rezultat përfundimtar 40:35.