Vashat e Mitrovicës sot ndaj Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve

Futboll 11 Shtator 2019 11:39

Klubi i futbollit Mitrovica në kategorinë e femrave sot për herë të parë do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Kundërshtar i tyre do të jetë kampioni gjerman, Wolfsburg.

Kjo është hera e parë që një klub kosovar zhvillon ndeshje në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë që Wolfsburg është një kundërshtar shumë i vështirët për vashat kosovare, pasi klubi gjerman ka arritur ta ftojë këtë kompeticion dy herë.

Takimi i sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Skuadra e KFF MITROVICËS live nga stërvitja e fundit në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë në prag të ndeshjes së vlefshme për Roundin e 32 të Ligës së Kampionve

Gepostet von KFF Mitrovica am Dienstag, 10. September 2019