“Vazhdojmë ëndrrën e Fadil Vokrrit”

Nations League 12 Tetor 2018 10:32

Amir Rrahmani ka qenë aktiv mbrëmë në rrjetet sociale, pas fitores së madhe të Kosovës 3-1 kundër Maltës.

“Dardanët” morën pikët e plota me një ndeshje spektakolare në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rrahmani shpreson që Kosova të vazhdojë në këtë rrugë në nder të të ndjerit, Fadil Vokrri.

“Vazhdojmë ëndrrën tonë, ëndrrën e babait të Gramoz Vokrrit dhe legjendës Shqiptare”, ka shkruar ai në rrjetet sociale teksa ka publikuar foto me djalin e Vokrrit.

Pas kësaj fitore, Kosova renditet e para në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve me 7 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani. /Insporti.com/