Vazhdojnë problemet me racizmin në Angli, Zouma viktima e radhës

Futboll 31 Gusht 2019 23:41

Problemet me racizmin në futbollin anglez nuk kanë të ndalur edhe në edicionin e ri.

Pas shumë zërave të ngritur gjatë sezonit të kaluar, duket se nuk ka shenja përmirësimi, pasi edicioni i ri ka filluar me problemet e njëjta.

Për fat të keq, janë përsëri tifozët e Chelsea ata që kanë nisur fyerjet raciste.

Gjithçka ndodhi gjatë ndeshjes Chelsea – Sheffield United, ku skuadrat luajtën baras 2:2.

Ishte qendër mbrojtësi i Chelsea, Kurt Zouma ai që kësaj radhe ishte viktimë e fyerjeve raciste, pas autogolit që shënoi në minutën e fundit, për t’i humbur dy pikë skuadrës së tij.

Fyerjet kishin ardhur në rrjetet sociale, me anë të postimeve, që duket se kanë qenë nga vet tifozët e Chelsea.