Vazhdojnë problemet në futbollin shqiptar, goditet anësori me shishe nga tifozët

Futboll 02 Shkurt 2019 22:45

Federata e Futbollit së Shqipërisë është duke u përballur me probleme të shumta, në këtë fillim të fazës së dytë të kampionatit.

Dy javët e para të kësaj faze, kanë krijuar shumë polemika rreth gjyqtarëve, shkruan Insporti.

Pas incidentit në ndeshjen mes Kukësit dhe Laçit, ku u godit anësori Rexha, tashmë është goditur një tjetër anësor.

Rasti tjetër, ka ndodhur sot gjatë ndeshjes Flamurtari dhe Kukësit, ndeshje në të cilën është ndëshkuar gjyqtari anësor. Incidenti ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, kur tifozët e Flamurtarit humbën durimin dhe e goditën me shishe anësorin, për një vendim të tij për pozicion jashtë loje.

Ndeshja u ndërpre për disa çaste, por duke parë që ishin sekondat e fundit të sfidës, vazhdoi dhe për disa momente deri sa erdhi vërshëllima finale.

Mbete të shihet se si do të t’i trajtojë këto raste Federata e Futbollit Shqiptar…

 

-->