Vazhdojnë sjelljet kontraverse të tenistit francez: Ai debatoi ashpër me gjyqtarin

Tenis 10 Maj 2021 15:48

Tenisti francez, Benoit Perr u gjend përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të sjelljeve të çuditshme në një përballje.

Francezi u mund në rundin e parë të Masterit në Romë nga italiani Stefan Travalje me rezultat 2:0 dhe ndeshja u përshkrua nga çmenduritë e tij.

Me rezultatin 2:2 në setin e dytë, pas shërbimit të Perr, gjyqtari bëriti “jashtë”, por francezi nuk ishte dakord me atë vendim.

Kështu, ai u fut në një debat me gjyqtarin kryesor Carlos Bernardes.

Bernardes: Ju do të dënoheni për këtë .. .

Perr: Cili është dënimi?

Bernardes: Benoit, nuk më takon mua të vendos.

Perr: Sa do të më dënojë ATP?

Bernardes: Nuk e di, Benoit, por e di që nuk mund ta bësh këtë.

Perr: Në rregull, unë do të paguaj gjobën. Unë do të paguaj, nuk më intereson!.

-->