Vazhdon miqësia mes Erling Haaland dhe Valon Berishës – ja komenti i fundit

Futboll 11 Korrik 2020 11:42

Mesfushori kosovar, Valon Berisha është transferuar nga Lazio në ligën franceze tek Reims, shkruan Insporti.

Berisha i është bashkuar ekipit të Arbër Zenelit për rreth 5 milionë euro sipas mediave franceze.

Ai dje, në një letër publike për fansat e Lazios iu është falenderuar për momentet e kaluara, duke thënë se ekipi do të jetë gjithmonë në zemrën e tij dhe se u dëshiron shumë suksese për pjesën e mbetur të sezonit.

Kurse atij po ashtu i komentoi Erling Haaland i cili i uroi fat futbollistit kosovar.

-->