Vazhdon periudha e vështirë për Rashicën, vetëm rezervist sonte

Futboll 25 Tetor 2020 20:21

Milot Rashica edhe pse ishte i gatshëm për ndeshje, qëndroi vetëm rezervist në barazimin e Werder Bremenit kundër Hoffenheimit, shkruan Insporti.com.

Milot Rashica ishte i ftuar për këtë ndeshje dhe i gatshëm të luante.

Por, trajneri Florian Kohfelt nuk i dha asnjë minutë sot yllit të Kosovës.

Ndryshe, lëndimi i Rashicës në muajin shtator në ndeshjen kundër Moldavisë i ka shkaktuar atij shumë probleme te Werder Bremeni në këtë fillim edicioni.

Të dyja skuadrat u përballën sonte në kuadër të javës së pestë në Bundesligën gjermane.

Ndeshja e luajtur në “Weserstadion” u mbyll me rezultat 1:1. /Insporti.com/

-->