Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Poloni, ky është çmimi i tyre

Kombëtarja 25 Shtator 2021 11:47

Kombëtarja e Shqipërisë do të ballafaqohet me Poloninë më 12 tetor të këtij viti.

Rëndësia e kësaj ndeshje është tejet e madhe pasi pritet të jetë përcaktuese për pozitën e dytë.

Ndërkohë, biletat po vazhdojnë të shiten me çmim të ndryshëm varësisht nga pozita në tribunë.

Çmimet e biletave për këtë duel janë 1000 lekë më e lira apo rreth tetë euro, kurse ajo më e shtrenjta VIP kushton 18000 lekë apo 148 euro.

Shqipëria fillimisht më 9 tetor i shkon Hungarisë, ndërsa tre ditë më vonë më 12 tetor e pret Poloninë në “Elbasan Arena”.

-->