Vdekja e Emiliano Sala – Cardiff dërgon në prokurori të dhënat mbi përfshirjen e Nates

Futboll 29 Janar 2020 16:59

Klubi nga Championshipi, Cardiff City është duke bashkëpunuar me prokurorinë në Francë lidhur me vdekjen tragjike të Emilano Salas.

Sulmuesi argjentinas Sala, kishte vdekur kur airoplani me të cilin po udhëtonte drejt Uellsit ishte rrëzuar në det janarin e kaluar.

Prokuroria në Francë është duke përgatitur dosjen e rastit dhe po vlerëson rrethanat nëse duhet të ngrihet hetim penal ndaj ish klubit të tij, Nates.

Cardiff dhe Nantes janë në kontest ligjor rreth shumës së transferit pasi Sala ishte rrugës për tu prezantuar në klubin britanik, me Cardiff që insiston se ai ende nuk ishte lojtar i tyre.

“Ne kemi kaluar dokumentet e transferimit tek autoritet franceze. Jemi të përkushtuar që çështja të zbardhet plotësisht duke mos lënë asnjë dyshim lidhur me rrethanat e fluturimit”- ka shkruar klubi uellsian në një komunikatë zyrtare. /Insporti.com/

-->