Vdekja e parë nga koronavirusi në sport – ndërron jetë sportisti në moshën 28-vjeçare

Sporte tjera 13 Maj 2020 15:26

Është shënuar vdekja e parë e një sportisti aktiv, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi COVID-19.

Një mundës sumo, 28-vjeçar ka vdekur nga komplikimet nga koronavirusi të mërkurën, sipas Shoqatës Sumo të Japonisë.

Shobushi – emri i vërtetë Kiyotaka Suetake – ishte personi i parë në këtë sport që u prek nga virusi.

Shobushi u pranua në spital më 8 prill pasi ai kishte ethe më 4 prill.

Ai kishte qenë në kujdesin intensiv që nga 19 prill, por gjendja e tij u përkeqësua.

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2020-05-13 05:52:48Z | | ðc~ðrÖ`q

-->