Vdes boksieri kosovar në moshën 15 vjeçare

Boks 17 Maj 2020 13:26

Federata e Boksit e Kosovës është shprehur e tronditur për vdekjen e boksierit të ri Ensar B. Mujota 15 vjeçar.

Zyrtari i FBoxK-së, Latif Demolli, përmes një reagimi në “Facebook” ka shprehur ngushëllime për familjen Mujota.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit (boksierit) tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj më lejoni që në emër te Bordit te FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mujota ,K.B “Skender Salihu”

Ai ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij në K.B “Skender Salihu”.

Ensari gjithmonë ishte i përkushtuar në sportin e boksit dhe u dallua si sportist i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën , andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re.

“I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shprehim ngushëllim e FBOXK-së”, ka shkruar ai.

Image

-->