Vdes boksieri nga Rahoveci

Boks 20 Qershor 2020 22:47

Bota e sportit në Kosovës sot ka marr një lajm të hidhur.

Boksieri nga Rahoveci, Florent Dina ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar faqja e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport e Rahovecit.

Dina disa vite më parë kishte emigruar me familjen e tij në drejtim të vendeve të botës, ku kishte filluar ta realizoj ëndrrën e tij që të bëhej boksier.

Por, fatkeqësisht nuk arriti ta ndjekë ëndrrën e tij për shkak se vdiq në moshë të re.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Rahovecit i ka shprehur ngushëllime familjes.

-->